LAJMI I FUNDIT:

Foshnja 7-muajshe për pak sa nuk mbytet, i rrokulliset goma që e kishte në bel – stafi i pishinës në sekondat e fundit e nxjerrin nga uji (Video)

Foshnja 7-muajshe për pak sa nuk mbytet, i rrokulliset goma që e kishte në bel – stafi i pishinës në sekondat e fundit e nxjerrin nga uji (Video)

Një foshnje që ishte dërguar në një pishinë për fëmijë që të mësonte të notonte ka përfunduar në qendrën e kujdesit intensiv, pasi qëndroi nën ujë afro një minutë për shkak se stafi i pishinës nuk i kishin kushtuar kujdes fëmijëve, dhe nuk e kishin parë kur i është përmbysur goma me ajër që e kishte të vënë në bel.

Djaloshi 7-muajsh po notonte në pishinë me ndihmën e gomës me ajër të vendosur në bel, por në një moment goma u rrokullis dhe vogëlushi përfundoi me kokë në ujë dhe këmbë lartë, transmeton Telegrafi.

Duke u munduar t’i shpëtojë më të keqes, vogëlushi arrin të del nga goma me ajër, por jo edhe nga uji. Stafi i pishinës për disa sekonda e kishin harruar, derisa në momentin kritik reagojnë duke e nxjerrë nga uji.


Megjithatë, ai përfundoi në kujdesin intensiv, ndërsa ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Quanzhoi në pjesën juglindore të Kinës. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa nëna e foshnjës e identifikuar si Zhang, pretendon se e kishte lënë vogëlushin për disa sekonda me stafin e pishinës, në mënyrë që të mund të blejë diçka në një dyqan shumë afër pishinës.

Por, edhe pse ua kishte kërkuar stafit të pishinës që të kujdesen për të, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, ku për shkak të neglizhencës vogëlushi për pak sa nuk e humbi jetën. /Telegrafi/