Me zvogëlimin e marrjes së kalorive dhe mjaft lëngjeve mund të hiqni pesë kilogramë për një javë.
Ushqimi kinez çon në humbjen e peshës për shkak të faktit që kufizon marrjen e kalorive ditore në 800 deri në 1.000. Pos kësaj, dieta përmban mjaft lëngje: ujë mineral, çaj të gjelbër dhe lëngje pemësh të freskëta.
Këto pije do të pastrojnë trupin nga materiet e grumbulluar të dëmshme dhe do t’ju mbrojnë nga vitaminat dhe antioksidanset e domosdoshme, transmeton Telegrafi.
Karakteristikë tjetër e ushqimit kinez është sepse përbëhet nga produktet e njohura: në të nuk ka ushqime ekzotike.
Në afat prej një jave, ushqimi juaj do të përfshijë perime të freskëta, pemë, oriz, bukë thekre dhe peshk.
Regjimi i këtillë i ushqimit është i përshtatshëm vetëm për njerëzit plotësisht të shëndetshëm, prandaj para se të ndërroni ushqimin e përhershëm, konsultohuni me mjekun tuaj.
Gjatë dietës patjetër duhet të eliminoni nga ushqimi ëmbëlsirat dhe produktet e miellit, yndyrat shtazore, alkoolin dhe kafen.
Gjithashtu është e domosdoshme që të ulni marrjen e kripës dhe erëzave.
Dita e parë:
Kafjalli: 150 gr lakër të freskët, 200 ml ujë mineral,
Dreka: 4 lugë oriz të zier, 150 gr sallatë nga karota dhe vaji i ullirit, 200 ml ujë të thartë
Darka: 150 gr peshk të zier, pak bukë të thekrës, disa gjethe të sallatës së gjelbër, 200 ml çaj të gjelbër.
Dita e dytë:
Kafjalli: 150 gr sallatë nga karotat me vaj ulliri, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Dreka: 200 gr sallatë nga karota, lakër, sallatë të gjelbër, selino, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml lëng të shtrydhur nga molla
Darka: 100 gr oriz të gatuar, sallatë e gjelbër, gjysmë grejpfruti, 200 ml ujë mineral.
Dita e tretë:
Kafjalli: 200 gr sallatë me mollë, dardhë, portokall, banane, 200 ml lëng të shtrydhur nga portokajtë
Dreka: 250 gr shparguj të zier, 150 gr sallatë me lakër me lëng limoni, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Darka: 250 gr kërpudha të ziera ngadalë (pa vaj), 1 patate të vogël të zier, 200 ml ujë mineral.
Dita e katërt:
Kafjalli: mollë, portokaj, bukë thekre, 200 ml lëng të freskët të shtrydhur nga portokajtë
Dreka:300 gr shparguj të zier me oriz dhe borzilok, 1 mollë, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Darka: 200 gr peshk të zier, 2 patate të vogla të ziera, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml çaj të gjelbër.
Dita e pestë:
Kafjalli:150 gr qull orizi të zier në ujë, 200 ml ujë të thartë
Dreka: 200 gr sallatë me lakër të bardhë, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë të thartë
Darka: 200 gr sallatë nga lakra, karota, sallata e gjelbër dhe vaji ullirit, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'