LAJMI I FUNDIT:

Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.

Jugu i Shqipërisë goditet me 14 termete, më i fuqishmi 4.5 ballë
Lexo po ashtu Jugu i Shqipërisë goditet me 14 termete, më i fuqishmi 4.5 ballë

Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë. /TCH /Telegrafi/