LAJMI I FUNDIT:

Në Kolegjin ILIRIA organizohet konferenca ndërkombëtare shkencore

Në Kolegjin ILIRIA organizohet konferenca ndërkombëtare shkencore

Me pjesëmarrjen e shumë profesorëve të huaj, të Kosovës dhe të rajonit, Kolegji ILIRIA ka organizuar konferencën ndërkombëtare “Kërkimi shkencor dhe inovacioni në arsimin e lartë universitar”. Aktiviteti do të zhvillohet më datë 22 maj.

Konferenca do të synojë të individualizojë, në mënyrë shkencore, “Trendet e përgjithshme dhe sfidat në Kosovë”.

Disa nga punimet do të përmbajnë aspekte të shkencave kompjuterike, të teknologjisë dhe informacionit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Kolegji ILIRIA njofton se në kuadër të kësaj konference do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe Kolegjit ILIRIA.

Këshilli organizues i konferencës përbëhet nga Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Dr. Mixhait Reçi, Prof. As. Dr. Albulena Hajdari, Prof. As. Dr. Dritëor Arifi, Prof. As. Dr. Albana Berisha.

Në vazhdim do të shpalosen arritjet në botimin e revistës “ILIRIA International Review” – revista shkencore me Impact Factory më të lartë në rajon, i vendosur si instrument në rrugën e afirmimit të dijës dhe të shkencës, duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin e veprimtarisë shkencore.

Pjesëmarrësit e huaj dhe shqiptarë do të referojnë punimet në mjediset e Kolegjit ILIRIA, 22 maj.