LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Vlorë: Banorët rrëfejnë momentet e frikshme (Video)

Tërmeti në Vlorë: Banorët rrëfejnë momentet e frikshme (Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, duke terrorizuar banorët.

Sipas informacioneve mësohet se epiqendra ka qenë në disa fshatra të Vlorës, ku dhe lëkundja ka qenë më e fortë.


Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.

Një banor thotë se lëkundjet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.

“Në shtatë  e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, djali fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.

Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.

Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.

Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë Selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave.

Duke patur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14 dhe i fundit sot në mëngjes kam porositur që të bëjnë kujdes, sidomos në zonat e rrezikshme i kam thënë që të rrinë jashtë banesave që rrezikohen nga këta shkëmbinj.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori