LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e KEK-ut: Mos luani me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut

Sindikata e KEK-ut: Mos luani me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës (SRKEK), Nexhat Llumnica, ka demantuar ndarjen e pagës së 13 për punëtorët e KEK-ut dhe faktin se paga mesatare në këtë korporatë është 800 euro, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime dhe të mos luhet me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut.

Lluka: Nëse rritja e pagave dëmton KEK-un atëherë do të marrim masa ndaj bordit
Lexo po ashtu Lluka: Nëse rritja e pagave dëmton KEK-un atëherë do të marrim masa ndaj bordit

“Edhe pse meritojmë shumë më shumë punëtorët e KEK-ut, lajmi që po qarkullon nëpër portale se kanë marrë pagë të 13 nuk qëndron ashtu siç nuk qëndron se paga mesatare në KEK është 800 euro. Bazuar në punën me rrezikshmëri në KEK, kushtet e punës dhe angazhimin maksimal për prodhim stabil me energji elektrike punëtorët e KEK-ut meritojnë paga edhe më të larta”, ka thënë ai.

KEK thotë se nuk e kanë dhënë pagën e 13-të
Lexo po ashtu KEK thotë se nuk e kanë dhënë pagën e 13-të

Sipas tij, ngritja e pagave për 100 euro në mënyrë lineare është një motiv shtesë për punëtorët e KEK-ut dhe kjo ka qenë kërkesë që nga fillimi i vitit të kaluar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës. /KP /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori