Roli i diasporës shqiptare ka qenë i madh, konstruktiv, produktiv dhe jetik në periudha vendimtare, sidomos kur kombi ishte në rrezikun e shfarosjes.
Kështu u tha mes tjerash sot në Mitrovicë, gjatë takimit me përfaqësuesit e komunitetit të diasporës shqiptare, të cilët përfaqësojnë bashkatdhetarët nga gjithsej 23 shtete të ndryshme të botës, që u organizua nga organizata joqeveritare ‘Germin’.
Në takim u diskutuan mundësitë për investime, përfaqësimin e diasporës në vendimmarrje politike, si dhe hapja e një zyre në komunë.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, u shpreh i sigurt se bashkatdhetarët sot kanë mundësinë t’i shohin të arriturat dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës, në krahasim me vitet e 90-ta kur mitrovicasit me të madhe braktisën vendin.
Sipas tij, problemi kryesor që ka karakterizuar Mitrovicën gjatë këtyre viteve ka qenë jo stabiliteti politik, protestat, vija kufitare e qytetit, ekzistimi i strukturave paralele dhe të ngjashme, ndërsa vuri theksin tek ndarja e qytetit në dy komuna, të cilat i quajti komuna politike dhe për ndarje etnike.
Ai bëri të ditur se nga viti 2013 vërehet një përmirësim i theksuar i situatës politike, të sigurisë dhe të përgjithshme në Mitrovicë, ndërsa potencoi se bashkatdhetarëve do t’u krijohen mundësi jo vetëm për investim, por edhe për vendimmarrje në politikë.
‘Me siguri shumica e atyre që kanë dalë vitet 90-ta, shohin një ndryshim të madh që ka ndodhur në qytetin tonë…Normalisht ka pasur edhe disa zhvillime të cilat absolutisht nuk kanë qenë në dëshirën tonë, si ndarja e qytetit dhe themelimi i dy komunave, thjeshtë komunave politike për ndarje etnike…Problemi më i madh që e ka karakterizuar Mitrovicën gjatë këtyre viteve ka qenë jo stabiliteti politik, protestat, demonstratat e përhershme, vija kufitare këtu dhe funksionimi i strukturave paralele të Serbisë në anën veriore.”
“…Do të thotë Mitrovica për një kohë të gjatë ka vuajtur jo stabilitetin dhe një lloj pësimizmi të qytetarëve që kanë jetuar këtu. Mendoj se nga viti 2013/14 situata fillon të ndryshojë në mënyrë radikale. Kemi ndryshim të dukshëm në aspektin e stabilitetit politik, por edhe të sigurisë… Juve nuk ju shohim vetëm si mënyrë e të hyrave financiare, por mendojmë që t’ju krijojmë mundësi edhe për vendimmarrje në politikë si në nivelin lokal ashtu edhe atë republikan, por në anën tjetër t’ju krijojmë mundësi edhe atyre që duan me investu”, ka thënë Mujka.
Në anën tjetër, mysafirët kanë parashtruar pyetje të ndryshme, disa prej të cilave kanë të bëjnë me shkëmbimin e praktikave më të mira për zhvillim të vendit në nivel lokal.
Ndryshe, pas këtij takimi përfaqësuesit e diasporës kanë vizituar urën e Ibrit dhe Fabrikën e kërpudhave ‘Hirano Mashroom’ në fshatin Gushavc të Mitrovicës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë