LAJMI I FUNDIT:

Dermatologët ngrenë alarmin: Thonjtë me xhel rrisin shanset për kancer të lëkurës

Dermatologët ngrenë alarmin: Thonjtë me xhel rrisin shanset për kancer të lëkurës

Ju dukeni shumë më bukura kur i keni thonjtë të lyer dhe të bukur estetikisht por ajo që ju nuk dini është se llambat që përdoren për të ngrirë xhelin janë tepër të rrezikshme.

Thonjtë e bërë me manikyr-gel gjithnjë janë shoqëruar me zëra që flisnin se sa mund të rrezikojë diçka e tillë shëndetin tonë.

Është bërë kohë e gjatë që femrat i aplikojnë pothuajse rregullisht, por ajo që shpesh harrojmë është rreziku që na kanoset dhe kjo, jo vetëm prej kimikateve që përmbajnë.


Në të shkuarën, Akademia Amerikane e Dermatologjisë ka bërë me dije se pavarësisht se duart në furrën e thonjve qëndrojnë për një kohë shumë të shkurtër, rrezet e dëmshme që gjenden atje, janë 4 herë më të forta se të diellit. Kjo, vjen me kosto të mëdha, siç është kanceri i lëkurës.

Melanoma është një lloj i zakonshëm i kancerit të lëkurës, i cili zhvillohet kur melanocitet, qelizat e dëmtuara, rriten në një mënyrë që nuk mund të kontrollohen. Këto qeliza errësojnë lëkurën kur ekspozohen ndaj rrezatimit ultravjollcë, pra furrat e thonjve dhe diellit.

Ky proces çon deri në plakjen e parakohshme të lëkurës dhe madje edhe në zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Të ekspozuarit ndaj rrezatimit ultravjollcë jo vetëm që e djeg lëkurën, por dëmton melanocitet, të cila më pas përhapen në të gjithë trupin. Rreth 2% e 3.5 milionë diagnozave të kancerit të lëkurës janë melanoma, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të vdekjeve të kancerit të lëkurës.

Dy vite më parë, Karolina Jasko, një vajzë 18 vjeçare u diagnostikua me melanomë, lloji më i rrezikshëm (që për pak i mori jetën) i kancerit të lëkurës. Pas analizave, rezultoi se shkaku ishin pikërisht thonjtë me xhel.

Dermatologët, këshillojnë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, por kjo s’do të thotë të hiqni dorë përfundimisht prej tyre.

Gjatë kohës që bëni thonjtë, e mira është të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme. Nëse sallonet ku shkoni nuk ua mundësojnë këtë, merreni me vete dhe aplikojeni në duar para se procesi të fillojë.

Sipas një studimi që testoi kimikatet toksike në 24 gra, 100 për qind e tyre treguan shenja të trifenil fosfatit (TPHP) pas 10 orësh duke aplikuar manikyrin e thonjve. Bëni kujdes! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Në çift
Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori