Intervenim i rrallë në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, pacientes i vendoset endoprotezë totale në kërdhokull
Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë i implantimit te endoprotezës totale te kërdhokullës (vendosje e protezës totale në kërdhokull), tek pacientja 49 vjeçare me luksacion kongjenital te kërdhokullës (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës qe nga lindja).
Sipas njoftimit nga QKUK, pacientja Q.B, 49 vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës së djathtë (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës së djathtë që nga lindja), e patrajtuar që nga lindja.
“Ajo në Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë.
Fillimisht bëhet vizitaambulatore, ku pas ekzaminimeve klinike dhe radiologjike vendoset diagnoza dhe indikacioni për trajtim kirurgjik. Vërtetohet se te pacientja ekstremiteti i poshtëm i djathtë në matje ka shkurtesë 6 cm”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“Menjeherë fillon planifikimi i intervenimit me kompletim të analizave laboratorike dhe konsultimeve të nevojshme. Rasti cilësohet si i ndërlikuar i këtij lloji në QKUK dhe mjaftë sfidues, që zakonisht kryhet në klinika të specializuara për këtë problematikë”.
“Pas përgatitjeve preoperatore dhe konsultimin me Anesteziolog me datën, 16.05.2018 me anestezion spinal (Dr. Agron Balaj dhe Dr.Islam Krasniqi) dhe ekipi nga ana e Ortopedëve me në krye Dr. Arber Tolaj, Dr.Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta si dhe në instrumentale Fatmire G, kryen intervenimin kirurgjik, ku fillimisht bëhet osteotomia (prerja e kockës) e pjesës se sipërme të femurit, në nivel të trohanterit të vogël, bëhet lirimi i strukturave të buta përreth femurit proksimal, krijimi i acetabulumit primar, dhe behet implantimi i endoprotezes (vendosja e protezës ) totale në kërdhokullën e djathte me cement. Njëherit është arritur edhe gjatësia e nevojshme e ekstremitetit”.
Sipas njoftimit, gjendja e pacientit gjate operacionit ishte stabile dhe pa probleme. Në rëntgen kontrolluese vërehet pozitë korrekte e vendosjes se komponentës acetabulare dhe femorale.
“Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë pacientja është ende i hospitalizuar në pritje për te filluar terapinë fizikale sipas protokollit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite