LAJMI I FUNDIT:

Edi Paloka: T’i japim fund qeverisë që i shërben krimit

Edi Paloka: T’i japim fund qeverisë që i shërben krimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku foli sërish për çështjen “Xhafaj”. Edi Paloka akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se janë të implikuar në trafikun e drogës dhe se po shkatërrojnë provat.

“Edi Rama gënjeu kur tha se ka bërë analizim të zërit në një agjenci të huaj, pasi ende nuk thotë emrin e këtij institucioni. Ai e di mirë se Agron Xhafaj kontrollon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, ndërsa i vëllai, Fatmiri qëndron në Ministri për të shkatërruar të gjitha provat me ndihmën e Prokurorisë së kapur”, deklaroi Paloka.

Më tej numri dy i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë thirrjen për të marrë pjesë në protestën e organizuar opozita, të shtunën e ardhshme më 26 Maj.


“Ju ftoj edhe njëherë të gjithëve, të protestojmë së bashku ditën e shtunë, për të larguar nga pushteti ministrin e drogës dhe trafikut dhe për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie arrogante, që i shërben vetëm kriminelëve”, tha Paloka. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori