Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj flet për tërheqjen e investimeve amerikane në Kosovë
“Kosova ka potenciale të shumta për tërheqjen e investitorëve, ndërsa institucionet shtetërore kanë dështuar që të promovojnë mundësitë për investime para investitorëve të huaj.”
Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me bankierin e njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj.
Lukaj, i cili është edhe Drejtor i lartë Menaxhues në Bank Street Group LLC, tha se pavarësisht rezultateve të mëdha në reduktimin e burokracisë, Kosova duhet të vazhdojë me luftimin e ekonomisë joformale dhe adresimin e boshllëkut të shkathtësive, ashtu që të mund të tërheqë me sukses, investimet amerikane dhe ato të huaja në përgjithësi.
Ai më tej tha se pavarësisht faktit që Kosova është një shtet i ri, përparimet vërehen në fusha të shumta, por është për keqardhje që institucionet shtetërore kanë bërë pak në promovimin e mundësive për investime në Kosovë. Ai lavdëroi sistemin bankar në Kosovë, si njërin ndër sektorët, ku investimet e huaja direkte kanë qenë të suksesshme.
Lukaj, i cili njihet edhe për kontributin e tij të madh në filantropi, foli edhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga Diaspora, duke shtuar se kjo pjesë e popullit është dëshmuar me kontributin financiar në periudha të ndryshme kohore.
Në anën tjetër, Ramis Ahmetaj, anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane në Kosovë, foli për një shtim të investimeve amerikane në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2018, por tha se shuma e investimeve është jashtëzakonisht e vogël, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e përgjithshëm të investimeve në amerikane në Evropë që sillen diku në 3.17 trilionë dollarë amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova