Shoferi që e ngiste këtë BMW, kishte vendosur helmetë, ndërsa tregonte shkathtësitë duke zënë kthesat me shpejtësi
Qendrën e vëmendjes, për momentin e kanë modelet M2 dhe M5, por jo për shumë gjatë, ndërsa në të ardhmen pritet ta shohim një makinë të re nga linja M, transmeton Telegrafi. E tëra që dihet, është se M3 është në përpunim e sipër, ndërsa do të prezantohet zyrtarisht më 2019 apo 2020. Por, reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë këtë BMW teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë.
Makina e ka platformën e M5, ndërsa sipas të gjitha gjasave do ta trashëgojë edhe sistemin xDrive të lëvizjes. Por, rrotat e pasme janë shumë më të mëdha, teksa ato të përparmet i kanë kapëset frenuese, që nuk përputhen me to. Shtresa e dendur e kamuflazhit, pengon të shihet ndonjë ndryshim me modelin aktual, por pritet që të ketë rrota shumë më të mëdha, pasi hapësira sipër është e bollshme dhe lë mundësi manovrimi.
Njohësit e makinave, besojnë se gjeneratat e gjashtë e M3, do të ketë një motor turbo dysh me gjashtë cilindra 3.0-litra. Nuk hiqet dyshimi, se mund të jetë një hibrid i butë, me motorin elektrik që prodhon 48 volt. Sipas të gjitha gjasave, do t’i ketë 500 kuajfuqi, për dallim prej aktualit që ka 47 njësi më pak. Derisa t’i largojë shtresat e kamuflazhit, që nuk pritet të ndodhë para fillimin e vitit që vjen, nga BMW do ta shohim modelin e ri 3 Series, që do të shfaqet para fundit të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe