Në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e hapur për investime të huaja direkte dhe se tregu është tejet i përshtatshëm për t’i pritur këto investime.
“Kosova është një vend i vogël, me vetëm 2 milionë banorë dhe ne jemi ndër vendet e rralla që kemi shpenzuar paratë nga buxheti ynë për të realizuar projekte të mëdha infrastrukturore. Tani është koha që të kemi investime të reja në shumë fusha, veçmas në miniera dhe telekom. Ne jemi të hapur për të gjithë investitorët dhe ky forum është mundësi e mirë për t’i ndarë këto mundësi”, tha Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij hyrëse para panelit të përbërë prej Kryeministrave të vendeve të Ballkanit dhe Bullgarisë.
Ai paraqiti interesimin e Kosovës për projekte nga fusha e Infrastrukturës, me theks të veçantë investimet e huaja, tregtinë, digjitalizimin dhe mobilitetin, që janë edhe temë e këtij forumi, duke shpalosur të arriturat e deritashme në fushën infrastrukturore dhe faktin që vendi në bashkëpunim me EBRD dhe EIB, është duke planifikuar projekte të cilat e lidhin akoma më shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me vendet Evropiane.
“Aktualisht Kosova ka përfunduar 65 për qind të rrugës që e lidhin Prishtinën me Shkupin, kemi nisur rrugën që lidhë Prishtinën me periferinë dhe që e njëjta do të vazhdojë edhe drejt kufirit me Merdare, me Shqipërinë është përfunduar tashmë, derisa deri në vitin 2022 të gjitha rrugët dytësore dhe regjionale në vend do të kenë qasje në Auto rrugët që lidhin Kosovën me Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, derisa po punojmë për të nisur projektet hekurudhore që lidhin Kosovën me Serbinë”, tha Kryeministri Haradinaj.
Vendet e Ballkanit sipas tij, duhet më shumë të flasin me njëri tjetrin, sesa të flasin për njëri tjetrin.
“Në Samitin e Sofjes u përmend që procesi për njërin nga ne, do të thotë proces për shumë prej nesh. Kosova është e hapur për investime të reja. Ne mirëpresim investime në telekom, në fushën e minierave dhe po presim nga ju që të shprehni interesim. Një përshëndetje e veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borissov që ka Kryesuar Presidencën e Evropës dhe që në këtë kohë, vendet e Ballkanit ishin më shumë prezent në agjendën evropiane. Në Kosovë kemi nevojë për të gjithë, kemi nevojë për njerëzit që marrin vendime dhe që ndikojnë në marrjen e këtyre vendimeve”, tha në fund të fjalës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Gjatë këtij Samiti, Kryeministri Haradinaj tha se Kosova me të gjitha kapacitetet mbështet vazhdimin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe se çdo pengesë në këtë drejtim është humbje edhe për regjionin por edhe për Evropën.
Pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës, përveç Kosovës ishin shtetet si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, derisa Forumi u mbajt nën kryesimin e
Kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit kryeson me Presidencën Evropiane.
Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj, derisa pjesë e delegacionit janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'