LAJMI I FUNDIT:

Prizren, godet fëmijën me motor dhe ik nga vendi i ngjarjes

Prizren, godet fëmijën me motor dhe ik nga vendi i ngjarjes

Në Prizren një fëmijë derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një motor nga i dyshuar i panjohur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është  dërguar në spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi”, thuhet në këtë njoftim./Telegrafi/