LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian interesohet për sigurinë ushqimore në Kosovë

Komisioni Evropian interesohet për sigurinë ushqimore në Kosovë

Në kuadër të takimeve të rregullta të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian, sot është mbajtur takimi i tyre i dytë sektorial mes përfaqësuesve të KE-së, përkatësisht nën-komitetit të MSA-së për Bujqësi, Sigurisë Ushqimore dhe Peshkatari dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë takim i cili mbahet në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), sekretari i përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, tha se bujqësia është një prej sektorëve kyç në ekonominë e vendin, prandaj edhe Qeveria e Kosovës e ka vendosur bujqësinë si prioritet strategjik të zhvillimit kombëtar të vendit, e cila zë vend të rëndësishëm në planin e politikave ekonomike evropiane.

“Ne si institucion kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjeturat e vitit të kaluar t’i adresojmë në planin tonë vjetor të punës. Këtë vit jemi fokusuar në hartimin e legjislacionit, në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe jemi munduar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të institucionit tonë, pasi që niveli i kënaqshëm i kompetencës së tyre do të sjellë edhe produktivitet dhe cilësi në vazhdën e punës”, tha ndër tjerash Halimi.


Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KE-së, njëherësh edhe zëvendës-shefja e Fqinjësisë Evropiane në Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Mary Teresa, u shpreh e kënaqur lidhur me raportin dhe detajet e përfshira në të dhe në të gjitha përpjekjet e zyrtarëve të MBPZHR-së për të arritur sukses në rekomandimet e vitit paraprak.

Sipas një komunikate të MBPZHR, nën mandatin e kësaj ministrie, në vitin 2017 janë hartuar gjithsej 8 projektligje (Projektligji për ushqimin, Projektligji për pijet alkoolike, Projektligji për bujqësi dhe zhvillim rural, Projektligji për farëra, Projektligji për materialin fidanor, Projektligji për veterinarinë, Projektligji për pyjet, Projektligji  për gjuetinë), dhe gjithashtu, për zbatimin e ligjeve të miratuara në vitin 2017, nga ministri i MBPZHR-së janë miratuar 6 udhëzime administrative.

Tema e parë e cila u përzgjedh si prioritet i diskutimit në këtë takim ishte tema rreth sigurisë ushqimore në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori