LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përmes postimeve të ndara në Facebook kanë bërë të ditur se kanë pasur një bisedë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Madje, këtë “takim të shkurtër”, kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar edhe si “të frytshëm”.

“Në margjinat e Samitit të Sofjes, një takim i frytshëm me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku bashkë me presidentin Thaçi po e përfaqësojmë Kosovën. Franca në 20 vitet e fundit ka bërë shumë për Kosovën dhe tani, derisa po bëhemi gati për tu bashkuar me familjen europiane, ky raport duhet të thellohet më shumë në të gjitha fushat me synim të vetëm përmbushjen e kushteve dhe standardeve evropiane përgjatë procesit integrues. Kosovës nuk do t’i mungojë në asnjë rrethanë përkushtimi dhe vendosmëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa presidenti Thaçi ka shkruar: “Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Lajme
Kalo në kategori