Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimin zyrtar që kishte me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe me presidentin serb Alekasandar Vuqiç, ka thënë se faza e re e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt është se edhe Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje ligjërisht obligative, por edhe Serbia, do të jenë pjesë e familjes evropiane.
Kjo është deklarata e plotë e presidentit Thaçi dhënë para mediave në Sofje:
“Ishte një takim i rëndësishëm, një takim jashtëzakonisht produktiv. Një takim që diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave që Kosova është në rrugë shumë të mbarë, që Kosova ka implementuar të gjitha kriteret, 95 prej tyre të kërkuara nga Bashkimi Evropian, është një vlerësim i lartë.
Në të njëjtën kohë diskutuam në takim të veçantë me zonjën Mogherini, për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmarrim, është konstatim i përbashkët se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është historik për Kosovën, që nënkupton vlerësim për shtetin e Kosovës, që po konsolidohet dhe afirmohet në rrafshin e një perspektive konkrete të sigurt evropiane.
Në të njëjtën kohë, zonja Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar në takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, me të cilin diskutuam për mundësinë që të kemi hapa konkret dhe konstruktiv në procesin e ardhshëm të dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për mundësinë e ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, një relacioni evropian, që do të nënkuptonte më tepër paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor.
Është dakordim i përbashkët që dialogu për fazën përfundimtare të filloj në të ardhmen e afërt, të udhëhequr nga zonja Mogherini, me një mbështetje unike të shteteve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe akterëve tjerë që dëshirojnë të ndihmojnë.
Prandaj, edhe është me të vërtetë një momentum i ri, një momentum që kërkon mobilizim të të gjitha forcave dhe energjive të skenës politike, institucionale, të shoqërisë civile, të mediave edhe në Kosovë, sepse do të jetë një proces jashtëzakonisht i përgjegjshëm, për të marrë edhe përgjegjësi, por në të njëjtën kohë edhe kredi për finalizimin e këtij procesi, që do të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat e OKB-së.
Natyrisht se procesi nuk do të jetë i lehtë për Kosovën, nuk do të jetë i lehtë as për Serbinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt se edhe në Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje ligjërisht obligative, por edhe Serbia do të jenë pjesë e familjes evropiane.
Kështu që, do të ruhet integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti dhe do të punojmë maksimalisht në frymën evropiane, ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, që ky proces të finalizohet suksesshëm, në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Kosovës, në përputhshmëri edhe me interesat e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite