LAJMI I FUNDIT:

Profesionistë nga diaspora shqiptare mblidhen nesër në Prishtinë

Profesionistë nga diaspora shqiptare mblidhen nesër në Prishtinë

Historikisht diaspora shqiptare ka luajtur rol jetik në procese të ndryshme për shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në troje të tjera.

Duhet të theksohet sidomos kontributi i diasporës gjatë 90-ve për Kosovën.


Duke pasur parasysh rëndësinë të cilën diaspora e ka për vendin amë, kontributin e vazhdueshëm, por edhe potencialin e pamohueshëm, organizata Germin për herë të parë në Kosovë bashkon qindra profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare me përfaqësues të institucioneve publike, si nga niveli qendror i qeverisjes ashtu edhe ai lokal, në kuadër të konferencës “Diaspora Flet”, që do të mbahet nga data 17 deri më 20 maj të këtij viti.

Përmes paneleve të ndryshme të diskutimit, sesioneve të punës, aktiviteteve kulturore, por edhe vizitave në terren në institucione publike si në nivel qendror ashtu edhe lokal, Germin ka për qëllim që të mundësojë lidhjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët të diasporës me vendet e tyre të origjinës me qëllim të gjetjes së formave më të mira për avokimin për të drejtat e tyre por edhe përfshirjes së tyre dhe potencialit që kanë në krijimin e politikave më të qëndrueshme për vendin.

Konferenca “Diaspora Flet” mbahen në kuadër të inciaitivës për “Dialogun e  Strukturuar për të drejtat e Diasporës”, që implementohet nga Germin.

Në ceremoninë hapëse, folës kryesor do të jetë Kingsley Aikins, njeriu që ia solli 250 milionë dollar Irlandës para 21 vite nga Fondi i krijuar prej diasporës. Po ashtu do të flasin edhe ministrat e diasporës së Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori