LAJMI I FUNDIT:

Limaj paralajmëron dy projekte të mëdha për Prizrenin

Limaj paralajmëron dy projekte të mëdha për Prizrenin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka paralajmëruar dy projekte të mëdha për qytetin e Prizrenit.

Limaj pas takimit me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se shumë shpejt ky qytet pritet të bëhet me Zonë Ekonomike.


Një tjetër projekt i madh që do të ndodhë në Prizren, Limaj thotë se do të ndodhë në fushën e Turizmit më qëllim të zhvillimit të këtij sektori në këtë qytet.

“Qëllimi i këtij takimi ishte për të shprehur vullnetin dhe obligimin që ka Qeveria e Kosovës për të mbështet komunat e saj e në këtë rast komunën e Prizrenit. Në emër të Qeverisë së Kosovës i ofrova mbështetje kryetarit Haskuka për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë”, ka thënë ndër të tjera Limaj të mërkurën në Prizren.

Më tutje, Limaj ka thënë se Prizreni është një qendër e fuqishme ekonomike dhe në këtë drejtim duhet krijuar parakushtet për bizneset që operojnë në këtë komunë.

“Brenda 10 dite pres hapa konkret më qëllim që edhe Prizreni të bëhet më Zonë Ekonomike. Po ashtu ky qytet i ka kushtet e volitshme për turizëm dhe në këtë drejtim MTI do të mbështes një projekt të madh i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit”, ka theksuar Limaj.

Në këtë takim Limaj dhe Haskuka janë zotuar se do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm më qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në Zym të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori