LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shoqëria civile, partner produktiv i institucioneve publike

Veseli: Shoqëria civile, partner produktiv i institucioneve publike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një aktivitet të organizuar nga KDI-ja, ka thënë se shoqëria civile, në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe demokratizimit të vendit ka qenë partner produktiv i institucioneve publike dhe partive politike.

Kryetari i Kuvendit tha se projektet e KDI-së janë një vlerë e shtuar në kulturën e parlamentarizmit kosovar.

“Kur e them këtë kam parasysh faktin se këto projekte ka ndikuar në avancimin e standardeve themelore të punës së Kuvendit. Ato kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit para publikut. Monitorimi i procesit të hartimit të ligjeve, ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë së tyre. Informimi i qytetarëve me procesin legjislativ, është parakusht që të rritet pjesëmarrja dhe ndikimi i tyre në këtë proces”, theksoi Veseli.


Kreu i Kuvendit shtoi se edukimi demokratik e fuqizon qytetarin, e bën më proaktiv dhe me kërkues në raport me përfaqësuesit e tij. Kjo platformë që po prezantohet sot, sipas tij, është në frymën e këtij kontributi për avancimin e demokracisë sonë përfaqësuese.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për syrin kritik të shoqërisë civile, për këshillat, idetë dhe asistencën e saj profesionale.

“Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne përshpejtojmë rrugën e integrimeve evropiane të vendit tonë. Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne krijojmë kushtet e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Qytetaria dhe mirëqenia janë binom i pandashëm”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli. ​/Telegrafi/a

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori