LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nuk do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv (Video)

Maqedonia nuk do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv (Video)

Maqedonia nuk e konsideron lëvizjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin Uashingtonin dhe t’i transferojnë ambasadat në Jerusalem. Përndryshe, Maqedonia e festoi atë, por nuk hyri në ambasadën e re të SHBA-së në Jerusalem për të formalizuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Jashtme për televizionin “Telma” njoftojnë se edhe pse kanë marr pjesë në hapjen solemne të ambasadës s[ SHBA-së në Jerusalem, Republika e Maqedonisë nuk ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.

Nga atje thonë se në lidhje me statusin e Jerusalemit, vendi qëndron në deklaratat e saja publike, duke respektuar në mënyrë të përpiktë dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Maqedonia ka votuar në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB, herën e fundit më 21 dhjetor të viti 2017.


Përfaqësimi i diplomatit nga Maqedonia në festën e organizuar nga MPJ e Izraelit për hapjen ne ambasadës së SHBA-së, nga MPJ e Maqedonisë sqarojnë si pjesë të aktiviteteve diplomatike me të cilën jepet respekt për vendin nikoqir. /Telegrafi/