LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Edukimi i fëmijëve, investim për mirëqenien dhe të ardhmen e shoqërisë

Haradinaj: Edukimi i fëmijëve, investim për mirëqenien dhe të ardhmen e shoqërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan tha se po punojnë për sigurimin e një mjedisi me edukim të mirëfilltë, mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës, pa dallim.

Duke folur për përkushtimin dhe punën e qeverisë në realizimin e të drejtave të fëmijëve, planeve strategjike për shëndetin e nënave dhe fëmijëve dhe programin e vaksinimit, në bashkëpunim edhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë, kryeministri Haradinaj, theksoi se edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e social në përgjithësi.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi UNICEF-in, për përkrahjen e vazhdueshme në adresimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, përmes strategjive për të drejtat e fëmijëve, angazhimin në programet edukuese dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për një edukim sa më cilësor, përforcimin e programeve të kujdesit shëndetësor primarë dhe programeve për rininë.


Drejtoresha regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punën e UNICEF-it në edukim dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori