LAJMI I FUNDIT:

Tregu i naftës, i paqëndrueshëm

Tregu i naftës, i paqëndrueshëm

Çmimet e naftës së papërpunuar u tregtuan të qëndrueshme në nivel më të lartë gjatë tregtimit aziatik për të mbetur pak më shumë se nivel prej 71 dollarësh, akoma afër niveleve të fundit.

Tregjet e naftës kanë qenë të paqëndrueshme pasi që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nxori SHBA-në nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin, duke rritur rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe duke hedhur pasiguri mbi furnizimet botërore të naftës, shkruan Telegrafi.


Irani aktualisht prodhon rreth 4% të furnizimeve botërore të naftës. Tregtarët presin që eksportet e naftës të Iranit të bien ndjeshëm pasi sanksionet e SHBA-së të rriten më vonë këtë vit. Rreth një milion fuçi nafte në ditë ka gjasa të zhduken, duke kërcënuar të ulin tregjet tashmë të shtrënguara të naftës në mungesë të furnizimit.

Shifrat e OPEC-ut të publikuara të hënën treguan se inventarët e naftës në vendet e industrializuara të OECD-së në mars ranë në 9 milionë fuçi mbi mesataren pesëvjeçare, nga 340 milionë fuçi mbi mesataren në janar 2017. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori