Pronari i kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi, gjatë fjalës së tij tha se Karnavali Golden Eagle ka për qëllim të kthej festën e vjetër pagane, për t’i ruajtur vlerat e vjetra dhe për t’i promovuar ato të reja.
Palushi tha se pjesëmarrja e madhe në karnavalin e parë që është organizuar ndonjëherë, i obligon ata që këtë karnaval ta organizojnë çdo vit, derisa shtoi se do t’i japin atij dimension ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij qytetarët e Kosovës dhe vendeve të tjera tani kanë një arsye më shumë për ta vizituar komunën e Suharekës.
“Organizimi i karnavalit ka për qëllim kthimin e një feste të vjeter pagane për ti ruajtur vlerat e vjetra, por edhe për ti promovuar ato të reja. Kosovës i ka munguar një festë e tillë e cila organizohet nga shumë vende në botë dhe mendoj që Suhareka e meriton të jetë nikoqire e saj. Prania juaj e madhe na obligon që këtë festë ta bëjmë të përhershme, të përvitshme dhe t’i japim dimension ndërkombëtar. Besoj që viteve të tjera do të ketë prani edhe të grupeve nga rajoni. Besoj që qytetarët jo vetëm të Kosovës do të kenë edhe një arsye me shume të vizitojnë Suharekën. Ky karnaval do të mund të organizohej pa mbështetjen e komunës, policisë së Kosovës, nxënësve”.
Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se ky karnaval i shton ngjyrat e qytetit.
Muharremaj ka thënë se kompanisë “Frutex” krahas punës se suksesshme të saj, nuk i mungon humaniteti dhe vullneti për të ndihmuar në cdo sferë.
Ai ka shtuar se komuna që ai udhëheq mbështet bizneset dhe qytetarët, derisa premtoi se do të rriten investimet për të shtuar numrin e këtyre organizimeve.
“Theranda mbështet një trekëndësh jetik, komuna bizneset e qytetarët. Qytetit po i shtohen ngjyrat më të mira me karnavalin Golden Eagle. Theranda ka biznese të fuqishme prandaj jemi krenar dhe duhet të kemi një komunë që i shërben këtij vullneti. Kur punojmë hallall siç thotë populli dhe kur festojme na ka hije. Kompania Frutex me pronar Shaqir Palushin po bëjnë pune të suksesshme dhe krahas kësaj nuk i mungon humaniteti dhe angazhimi për të ndihmuar në secilën sferë, e poashtu edhe me këtë organizim i shton ngjyrat e qytetit të Therandës. Ju premtoj se këto organizime do te rriten duke rritur investimet në komunën tonë”.
Në karnaval ka performuar edhe Orkestra frymore “Afrodita” nga Elbasani. Në këtë karnaval kane marrë pjesë edhe kryetari i aleancës së bizneseve, Agim Shahini dhe deputeti Salih Zyba.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShfaqja që thërret njerëzoren!
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Jeta në komunizmin shqiptar
Xhubleta, një histori 4000-vjeçare
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë