LAJMI I FUNDIT:

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan u rrit të hënën dhe u tregtua qëndrueshëm mbi nivelin 1.197.

Monedha amerikane nuk mundi të zgjasë lëvizjen e saj në rritje, pasi të dhënat e buta të inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar brengosën investitorët dhe tregtarët që Rezerva Federale do të merrte hapa shtrënguese dhe më agresive të politikës. Monedha amerikane ishte nën presion negativ nga rënia e yield-ve 10-vjeçare të Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.


Në Evropë, investitorët mbetën të kujdesshëm, ndërsa lëvizja 5 Yjet e Italisë dhe Liga pritet të njoftojnë një qeveri koalicioni shumë shpejt këtë të hënë. Kalendari ekonomik i sotëm nuk ofron publikime të rëndësishme ekonomike. Gjatë kësaj jave paqëndrueshmëria duhet të pritet pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe të dhënat e inflacionit në Evropë janë planifikuar të publikohen të martën dhe të mërkurën.

Investitorët do të jenë gjithashtu duke pritur për të dhënat e shitjeve me pakicë në SHBA për shkak të publikimit të martën. /Telegrafi/