LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria nuk ka legjitimitet për të vazhduar më tutje

Hoti: Qeveria nuk ka legjitimitet për të vazhduar më tutje

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka deklaruar se koalicioni qeverisës ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk ka logjikë të shëndosh sipas tij, që partitë opozitare të bëjnë opozitë normale, pasi që vet funksionimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje.

Ai në tryezën e LDK-së me organizatat joqeveritare, ka thënë se qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kuvendi në realizimin e mandatit.

“Kjo legjislaturë ka trajtuar çështje sfiduese që ka lëkundur stabilitetin institucional. Janë dërguar mesazhe të këqija me mënyrën si është bërë koalicioni. Shkarkimi i bordeve që është përgjegjësi e kuvendit është shkarkuar nga qeveria. Emërimi nga 5 zv ministra, falja e borxheve për prodhuesit e ujit iniciativa për shfuqizimin e dhomave të specializuara dhe dëbimi i dhunshëm i 6 shtetasve turq. Gjatë kësaj periudhe ne si LDK jemi munduar të bëjmë një opozitë të fuqishme. Kemi qene grupi parlamentar më aktiv. Ne disa raste si GP në opozitë kemi marrë në përgjegjësi t’i përkrahim marrëveshjet shtetërore, kemi punuar në interes të shtetit. Në dy muajt e fundit situata është përkeqësuar koalicioni ka humbur shumicën parlamentare në kuvend, s’ka logjikë të shëndosh që partitë opozitare të bëjnë opozitë normale, pasi që vet funksionimi i kuvendit është vënë në pikëpyetje. Shtyhen seancat , komisionet dështojnë në mungesë të kuorumit”, ka thënë ai.


Hoti shtoi se LDK e vlerëson se ka dështuar njëfarë kontrolli demokratik i kuvendit karshi qeverise.

“Pa një shumicë qeveria e vendit nuk ka legjitimitet me vazhdu. Kanë filluar të dështojnë dhe mbledhjet e qeverisë. Kryeministri ka dështuar se nuk ka kontroll mbi ministra dhe institucionet. Ministrat marrin vendime mbi interesat personale. Km ka filluar të dal në terren pa kompetence për të premtuar themelimin e komunave të reja. Kemi iniciuar tryezat e partive politike me të vetmit qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve. Përmes tryezave i kemi dhënë mundësi dialogut dhe gjërat të qartësohen”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori