LAJMI I FUNDIT:

“Asnjo si ti”, Art Abazi lanson këngën e re

“Asnjo si ti”, Art Abazi lanson këngën e re
(Foto: Instagram/Art_Abazi)

Art Abazi e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

E titulluar “Asnjo si ti”, kënga e re vjen me ritme që i përshtatet pikërisht kësaj periudhe të vitit.


A post shared by ART ABAZI (@art_abazi) on May 11, 2018 at 9:08am PDT

Për muzikën është kujdesur Gent Myftaraj dhe vet këngëtari. Arti e ka shkruar edhe tekstin së bashku me Arianit Palajn.

Orkestrimin e ka bërë Gent Myftaraj, ndërsa projekti është prodhim i Gmaj 7 Studio në Tiranë.

Për videoklipin muzikor të “Asnjo si ti” është kujdesur porduksioni Imagine Films.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij projekti.

“Me shpresën që do t’ju pëlqejë… ju përshëndet Arti”, ka shkruar ai në Instagram. /Telegrafi/