LAJMI I FUNDIT:

Kampioni e mbyll sezonin me fitore, vendos rekord me 100 pikë në Ligën Premier

Kampioni e mbyll sezonin me fitore, vendos rekord me 100 pikë në Ligën Premier
Gabriel Jesus (Getty Images)

Manchester City ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat minimal 0-1 dhe një rekord të madh duke mbledhur 100 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka mbyllur me fitore sezonin superior në Ligën Premier, ku u shpallën kampion katër gjiro para fundit.


Pjesa e parë e takimit ishte përafërsisht e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Cityn që dominoi në posedimin e topit.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, City ishte edhe më dominues duke krijuar edhe më shumë raste për gol, por duke iu dhënë mundësinë edhe futbollistëve të rinj të luajnë.

Megjithatë, për të parë golin e desh të presim minutat shtesë, ku ishte pikërisht një rezervistë që shënoi.

Festa e Jesus pas golit të fitores (Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ishte ai që shënoi për 0-1 dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Cityt.

Pas kësaj fitore, City e mbyll sezonin e Ligën Premier me plot 100 pikë të tubuara për 38 ndeshje, rekord absolut në kampionatin anglez.

Në anën tjetër, Southamptoni shpëtoi pa rënë nga kategoria, duke e mbyllur sezonin në vendin e 17-të me 36 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jfuze