LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme takim Zaev-Tsipras, edhe një tentim për zgjidhjen e çështjes së emrit

Javën e ardhshme takim Zaev-Tsipras, edhe një tentim për zgjidhjen e çështjes së emrit

Javën e ardhshme më 17 maj në Sofje, do të takohen kryeministrat e Maqedonisë dhe ai i Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, si vazhdim i tentimeve për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit.

Pritet të shihen rezultatet e takimit të tyre dhe më pas të konstatohet nëse dy vendet kanë arritur kompromis, pasi kryeministri Zaev në prill tha se kur opinioni do të dëgjojë për takimin e tyre, kjo do të thotë se ka mundësi të arrihet zgjidhje për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Takimi mes kryeministrave vjen pas takimit të djeshëm me shefave të diplomacisë së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, nën ndërmjetësimin e Matthew Nimetz.

Pasi takimit të djeshëm i dërguari i OKB-së, Nimetz tha se kanë pasur takim serioz, të tensionuar, por edhe të dobishëm për të dy palët.

Ndërsa disa mediume greke gjatë ditës së djeshme publikuan disa skenare rreth arritjes së një marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku sipas tyre marrëveshja do të nënshkruhet tani dhe do të plotësohet brenda dy viteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori