LAJMI I FUNDIT:

Kuvend, nuk shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor

Kuvend, nuk shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor

Komisioni për Sistem Politik në Kuvend nuk shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit Gjyqësor. Arsye për këtë ishte mungesa e kryetarit të Këshillit, Zoran Karaxhovski.

Deputeti i LSDM-së, Sashko Kostov mungesën e tij e quajti jo seriozitet dhe mungesë respekti ndaj Kuvendit.

“Kërkoj që sot të mos shqyrtohet raporti, pasi që kryetari i Këshillit Gjyqësor asnjëherë nuk e nderon ligjvënësin. Njëjtë kishte vepruar edhe në raportin e vitit 2016. Mendoj se për disa pyetje duhet përgjigjet personalisht në lidhje me raportin”, deklaroi Sashko Kostov.


Pas kërkesës së Kostov, kryesuesi i komisionit kërkoi pushim. Në kthim Kostov tërhoqi propozimin, por kryesuesi Çedomir Sazdovski ndërpreu seancën pa arsyetim.

“Ju falënderoj. Këtu e mbyll këtë seancë dhe për vazhdimin e saj do të informoheni në kohë”, u shpreh Çedomir Sazdovski, Nënkryetar i Komisionit për Sistem Politik.

Në dalje anëtarët e komisionit shkëmbyen replika mes vete për transparencën dhe qasjen ndaj Këshillit Gjyqësor. Deputetët shqiptar nuk u përfshinë fare në debat dhe diskutim./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori