LAJMI I FUNDIT:

Spitali “Shën Naumi i Ohrit” do të zhvendoset në vendin e “Shtëpisë së Nënave” në Aerodrom

Spitali “Shën Naumi i Ohrit” do të zhvendoset në vendin e “Shtëpisë së Nënave” në Aerodrom

Edhe një spital tjetër i qytetit do të ndërtohet në vendin e Shtëpisë së Nënës në Aerodrom të Shkupit, thonë nga burimet Ministrisë për Shëndetësi, për portalin “Fokus”.

Spitali për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, i cili ndodhet në qendër të qytetit, do të vendoset në vendin e Shtëpisë së Nënës. Arsyeja për këtë vendim është që të ketë dy spitale të qytetit për të shpërndarë turmat që bëhen në spitalin e vjetër ushtarak.


Gjithashtu informojnë se për momentin është siguruar një vulë për ndërtimin dhe dokumentacioni teknik për të filluar procedurën sa më parë që të jetë e mundur dhe e tërë procedura po kalon përmes Ministrisë së Shëndetësisë që tashmë kanë konfirmuar informacionin. /Telegrafi/