Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.
Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.
Në këtë takim, është biseduar për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, si shtyllë qendrore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.
Në komunikatë dërguar nga zyra e kryeministrit, gjithashtu thuhet se duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri Haradinaj theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës.
Haradinaj u informua për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentit dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast falënderoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou, për punën dhe angazhimin e saj në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.
“Pas 15 qershorit të këtij viti, mandati i EULEX-it në Kosovë, do të jetë këshillëdhënës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital: Nuk mund të zbuloj vendndodhjen e tij
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251