LAJMI I FUNDIT:

Tre prokurorë të Maqedonisë përballen me masa disiplinore, sepse nuk kanë inspektuar për 27 prillin

Tre prokurorë të Maqedonisë përballen me masa disiplinore, sepse nuk kanë inspektuar për 27 prillin

Nën hetimet për përgjegjësi disiplinore janë tre prokurorë të cilët më 27 prill nuk kanë dalë për të inspektuar në Kuvend, edhe pse pas sulmit me forcë u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Siç mësojmë, tani për tani, ende nuk ka vendim mbi përgjegjësinë disiplinore, gjegjësisht procedura ende është në pritje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përgjegjësia e prokurorëve kërkohet për shkak se ata nuk kanë dalë në terren, por hetim në Kuvend e kanë kryer vetëm anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, megjithëse dihet se në vendin e ngjarjes duhet t dalë edhe një prokuror publik, i cili u jep udhëzime anëtarëve të Ministrisë së Brendshme.

Për shkak të këtij lëshimi në Prokurori, hetim për “të enjten e përgjakshme” po vazhdohet me muaj, ndërsa në fillim vetëm disa të dyshuar po ndiqen për “pjesëmarrje në turmë që do të kryenin dhunën”.


Edhe pas zëvendësimit të ish-prokurorit publik të Republikës Marko Zvërlevski, në verë, prokurorja e krimit të organizuar Vilma Ruskovska hyri në Kuvend, por vetëm për të pasur një pamje të brendshme të Kuvendit, sepse për gjithçka tjetër ishte tepër vonë.

Pak kohë pas kësaj, ishin ftuar për hetim disa deputetë dhe ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, i cili ishte akuzuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori