Hans – Joachim Lanksch
Zef Zorba, i cili vdiq më 1993 në Shkodër, 73-vjeçar që i takonte qarkut të shkrimtarëve shqiptarë klandestinë, e përfundoi më 1989 veprën e vet poetike, nji vëllim poezish që u botua vetëm më 1994 dhe që përmban vjersha nga vjetët 1945-1980, të shkruara fshehtazi në burg (1946 – 1951) ashtu edhe pas dënimit. Edhe me pretendimet e tyne artistike dhe me realizimin e tyne artistik, 54 poezitë e librit e deklasifikojnë vargëzimin e prodhuem nga shumëshkrues notorë dhe me bekimin e Parisë, përfitim ky që e shkoi nga letërsia europiane dhe rrjedhat e zhvillimit të saj pjesën ma të madhe të letërsisë së shkrueme zyrtarisht në Shqipni.
Krahas me shkrimtarët në diasporë (Martin Camaj) dhe me autorë të tjerë klandestinë si Kasëm Trebeshina, Daut Gumeni, Primo Shllaku, Zorba i takon një qarku te vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimëkambshin lidhjen me rangun e saj të naltë që e kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.
Ndërsa poezitë jopathetike, jopompoze te Zorbës në shikim te pare duken të thjeshta, madje edhe lexuesi serioz dhe i rrahun në lamin e poezise e ka të vështirë me gjetë shtigje afrimi deri te ato. Poetikes artvrasëse socrealiste të “tipikes”, Zorba i kundërve nji poetike te përjetimit, të bashkëpërjetimit e të zhytjes së vetvetes në tekst tek lexuesi bahet bashkautor, nga lexuesi kërkohet me u ba bashkautor dhe jo konsument i tekstit. “Kalitjes ideologjike” dmth. Indoktrinimit Zorba ia kundërve nji individualizëm rigoroz.
Tekstura e poezisë së tij asht eliptike, e përqëndrueme në qënësoren dhe e ngjes hun deri në abstrahim. Poezia e Zorbës të bahet si simotër letrare e pikturës abstrakte. Poeti i end tingujt, ritmet, tonalitetet, rezatimet e fjalëve në tekstet e vet fjalepake ne tabllo te pikturueme me fjalë, tabllo që janë konkrete vetëm në dukje dhe që veprojnë deri në shtresat e nënvetëdijshme. Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtnore e fjalës.
Në ciklin Fugat e fundit poetit ia doli me krijue nji sintezë unike në letrat shqipe, atë të muzikës e letërsisë, cikli Mbresat e rrugëve – Poemë (Në formën e një koncerti për violë, fagot, ksilofon – kumbonë dhe instrumenta perkuisioni) asht i komponuem simbas strukturës së sonatës (me hymje, ekspozicion temash, pjesë koncertuese, kadencat solo, reprizë dhe nji coda). Vetëm me këto dy cikle Zorba do të kishte fitue nji vend të dukshëm në modernen poetike europiane.
Zef Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjalë për atë të shkrueme në Shqipni. Përderisa “ndikimi” ungarettian te Martin Camaj, i shikuem nga ma afër, del ma tepër si përfundim silogjistik dhe tekstura e dendun dhe e mbyllun e Camajt duket si element afiniteti që rrajët i ka në hermetikën dhe modernitetin e arkaikes te Camaj si dhe në individualitetin e tij, poezia e Zorbës mundet me u dukë si ermetismo në shqipet, pa qenë ndonji imitim.
Para se me e mbarue manuskriptën, Zorba i përpunonte vjershat e tij – nga nji anë në kuptimin e ngjeshjes tek e shlyente, ashtu si dhe Martin Camaj, atë që ishte e tepërt, tue kërkue me i dendësue tekstet deri në thelb të thelbit, dhe, nga ana tjetër, vjershave që i kishte shkrue gegnisht, ua jepte petkun e letrarishtes së sotme zyrtare tue ruejtë elemente të vyeshme gege. Ashtu lind nji krijesë e re tek përzihen “idiomat tona (të traditës dhe ato që bota krijon të reja çdo dotë)” siç thotë autori në mbasthanien e vet, dhe krijohet nji botë specifike trajtash dhe shprehjesh, nji “fragmentarizëm” i synuem nga autori, nji shprehësi dhe trajtësi që shfaq sharmin dhe magjinë e vet që na e dokumenton bindës fuqinë, pasuninë e ngjyrëshmënisë së hollë si dhe ekspresivitetin e gegnishtes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Në gjurmë të gazetarisë dhe publicistikës së Sami Frashërit
![MURI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/Zbigniew-Herbert-e1578926413413-780x439.jpg)
MURI
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Arti, e vërteta dhe politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Pinter-780x439.jpg)
Arti, e vërteta dhe politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi