Monitorimi i reformimit të sistemimit gjyqësor në Maqedoni i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe disa organizata tjera jo qeveritare, ka konstatuar se Kuvendi nuk i është përmbajtur afateve të paralajmëruar për miratimin e ligjeve që kryesisht lidhen me gjykatat
Këshilli i Prokurorëve Publik, për dallim nga Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë, vendimet e tija dhe zgjedhjen e prokurorëve i realizon në mënyrë më transparente dhe më objektive. Në kohë kur votimi dhe qëndrimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për një çështje të caktuar çdo herë është sekret, anëtarët e KPP-së, gjatë përzgjedhjes së prokurorëve të rinj japin vlerësime personale për kandidaturat e tyre, përkundër faktit se dispozitat ligjore nuk e parashohin një prezantim të tillë, shkruan gazeta KOHA.
Përfaqësuesi i Institutit për të drejtat e njeriut, Mirosllav Draganov, gjatë prezantimi të raportit të radhës për “Reformat në Gjyqësor”, tha se gjatë zgjedhjes së shtatë prokurorëve të fundit për Prokurorinë e krimit të organizuar, në KPP është zhvilluar debat i gjerë për kandidaturat e të njëjtëve”.
“Për çdo kandidat të paraqitur për prokuror në Prokurorinë e krim të organizuar, në KPP-ë, u zhvilluar diskutim dhe pothuajse të gjithë anëtarët e këtij këshilli i arsyetuan votat e tyre ‘Për’ dhe ‘Kundër’. Duhet të theksohet se kriteret për zgjidhjen e prokurorëve nuk bazohen në pikë. Vërejtje e vetme të cilët mund t’ua adresoj drejtuesve të KPP-së është mos njoftimi me kohë për mbajtjen e seancave të tyre. Në këtë drejtim për seancën e fundit ata opinionin e njoftuan 24 orë para se ajo të mbahet. Ndërkohë, nuk ka njoftime se kur pritet të mbahen seancat për ankesat dhe parashtresat e dorëzuara nga qytetarët dhe personat juridik”, tha Draganov.
Monitorimi i reformimit të sistemimit gjyqësor në Maqedoni i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe disa organizata tjera jo qeveritare ka konstatuar se Kuvendi nuk i është përmbajtur afateve të paralajmëruar për miratimin e ligjeve që kryesisht lidhen me gjykatat. Mos përmbajtja e afateve të theksuara në planin “369”, siç tha Mirosllav Draganov lidhet me koordinimin mes Qeverisë dhe opozitës, të cilët në vend se me 31 mars, Ligji për Gjykata dhe për Këshillin Gjyqësor u votuan me 2 prill.
Tejkalimi i praktikës me mos publikimin e aktgjykimeve në faqet zyrtare të Gjykatave, kohë më parë u arrit përmes lëshimit në përdorim të portalit “sud.mk”. Mbikëqyrjen e reformimit të kësaj pjesë të gjyqësorit, për periudhës janar-mars 2018, e ka realizuar Instituti për politikë evropiane, sipas të cilit edhe pse portali në fjalë është në funksion, shumë linçe nuk janë të përpunuar, thënë ndryshe nuk përmbajnë të dhëna fare.
”Në bazë të të dhënave që i kemi mbledhur gjatë tre mujorit të parë të 2018, mund të konstatojmë se Gjykata Administrative kryeson me numrin më të madh të publikimit të aktgjykimeve (deri më tani 1504 aktgjykimeve gjithsej). Kurse, Gjykata e Negotinës e cila gjatë periudhës së kaluar nuk kishte publikuar asnjë aktgjykim, në tre muajt e parë të këtij viti ka publikuar 34 aktgjykimeve. Ndërkohë, për dallim nga periudha e kaluar, edhe Gjykata Penale e Shkupit dhe ajo Civile, e kanë rritur numrin e publikimit të aktgjykimeve, mirëpo ky numër vazhdon të mbetet i ulët pasi që bëhet fjalë për dy gjykata më të mëdha në vend, të cilët shqyrtojnë dhe procedojnë një numër të lartë të lëndëve”, tha Iva Conevska nga Instituti për politikë evropiane./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian