Zyra e Kryeministrit është shprehur e kënaqur me punën që deri më tani kanë bërë zëvendësministrat, numri i të cilëve arrin në 80, por njëjtë nuk mendojnë përfaqësuesit e partive politike nga opozita, LDK-PSD.
Shefi i Grupit Parlamentar i partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se çdo kryeministër i cili vjen po lavdërohet për të njëjtat politika ku për të njëjtën kohë rezultatet janë po të njëjtat.
Sejdiu tha se Qeveria Haradinaj zbaton politikat të cilat nuk janë vendimtare për Kosovën.
“Prej viti 2000 e deri më tash ka vetëm ndryshim figurash e jo ndryshim politikash. Në vitin 2001 kemi filluar me instalimin e politikave të cilat na ka sjellë në këtë gjendje. Çdo kryeministër i cili vjen po lavdërohet për të njëjtat politika, ku për të njëjtën kohë rezultatet janë po të njëjtat. Edhe kryeministri Haradinaj nuk dallon nga kryeministrat tjerë. Kemi të bëjmë me një qeveri e cila po zbaton politikat të cilat nuk janë vendimtare, e cila nuk e kupton që zhvillim pa ndërtim të njeriut, të rrjetit social nuk mund të kenë mirëqenie qytetarët. Pra një qeveri e cila nuk punon në ndërtimin e kapaciteteve në sistem shëndetësorë, në mbrojtje të atyre që nuk kanë. Është qeveri e cila punon vetëm për ata që kanë dhe këto lloj politikash janë vetëm duke u zbatuar e që shkojnë në favor të grupeve të caktuara qoftë në ekonomi apo në tema tjera”, u shpreh Sejdiu.
Mirëpo ai tha se i vetmi dallim i kryeministrit Haradinaj me paraardhësit e tij është sinqeriteti që ai tregon për mosdije rreth disa temave.
“Qeveria Haradinaj nuk ka bërë ndryshim të politikave të cilat i kemi parë në qeveritë Mustafa, Thaçi, Çeku e të tjera. Dallimi i këtij kryeministri në krahasim me të tjerët është që është i sinqertë në situata të caktuara sepse tregon që nuk e dinë një temë. Pra ai shpesh në Kuvend ka ardhë dhe ka thënë që nuk e dinë këtë temë. Ndërsa kryeministrat e kaluar kanë treguar që janë të gjithë dijshëm….kjo është një përmirësim besoj, është pak më i sinqertë se të tjerët duke i pranuar ato që nuk i dinë”, theksoi deputeti Sejdiu.
Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, për Telegrafin tha se i ka humbur kuptimi për të vlerësuar punën e kësaj Qeverie.
Sipas tij, kjo qeveri është e paaftë për të zhvilluar vendin pasi ka njerëz të ndjekur nga drejtësia.
“I ka humbur kuptimi për vlerësimin e punës se kësaj Qeverie, duke marrë parasysh skandalet e hapura absolutisht pa asnjë frikë nga ligji apo të ndëshkimit nga drejtësia. Andaj në këtë vijë të vlerësimit është edhe opinioni ynë. Sidomos kur kemi një qeveri të paaftë për të zhvilluar vendin, një qeveri me njerëz të ndjekur nga drejtësia dhe një qeveri të çakorduar në vendimmarrjen institucionale”, ka thënë Zemaj.
Ai po ashtu tha kryeministri i vendit nuk mund të bëj vlerësimin e zëvendës kryeministrave pasi nuk i njeh ata.
“ Rasti i zëvendës ministrave dhe punës së tyre është më shumë në nivelin e mbulimit të kërkesave të interesave të individëve dhe grupeve brenda këtij koalicioni qeverisës. Në fund të fundit si mund të vlerëson një kryeminister punën e zv.ministarve ku nuk i njeh se kush janë, në cilat dikastere punojnë dhe çka veprojnë brenda kësaj qeverie aktuale”, tha ndër të tjera deputeti Zemaj.
Ndryshe, në bazë të raporteve të punës që i kanë dorëzuar në zyrën e kryeministrit, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” shihet se zëvendësministrat kanë pasur angazhime serioze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë