LAJMI I FUNDIT:

Dogana lehtësira për eksportuesit e mallrave në Zvicër e Norvegji

Dogana lehtësira për eksportuesit e mallrave në Zvicër e Norvegji

Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia.

Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e qe me pastaj ta kenë mundësinë qe për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.


Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë) në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas deri me 30 qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitoj nga preferencat e Sistemit GSP pa qenë i regjistruar.

Prandaj, njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet ueb faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.

Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria për biznese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

Ekonomi
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori