LAJMI I FUNDIT:

Serbia po e bllokon procesin e dialogut

Serbia po e bllokon procesin e dialogut

Ndonëse është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ende po vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Gjatë ditës së djeshme Serbia shkeli dy herë mbi Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë, fillimisht duke ia ndaluar Përfaqësueses së Kosovës në Karate hyrjen në territorin e Serbisë dhe më pas u tërhoq edhe ftesa për deputetët e Kuvendit të Kosovës (Vjosa Osmani, Blerat Deliu e Ilir Deda), të cilët parashihej të merrnin pjesë në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e cila do të mbahej në Beograd, shkruan “Zëri”.

Pas këtyre dy vendimeve reaguan krerët institucionalë në Kosovë, të cilët i cilësuan tërësisht të papranueshme veprimet e shtetit serb.


Në anën tjetër, monitoruesit e procesit të dialogut konsideruan se shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë paraqet një mesazh tejet negativ për procesin e dialogut.

Ndërkohë, ish-drejtuesja e negociatave me Serbinë Edita Tahiri ka thënë për “Zërin” se Serbia është duke e bllokuar dialogun në vazhdimësi.