LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ligji për importin e ilaçeve në lexim të dytë në Kuvendin e Maqedonisë

Propozim-ligji për importin e ilaçeve në lexim të dytë në Kuvendin e Maqedonisë

Komisioni për Shëndetësi hodhi poshtë amendamentet e opozitës përmes të cilave kërkohej që çertifikatat për sigurinë e ilaçeve të jenë të detyrueshme vetëm për shtetet të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Opozita me dyshime se përmes këtyre ndryshimeve ligjore të cilat detyrojnë kompanitë që importojnë ilaçe të posedojnë certifikata për garanci të kualitetit të ilaçeve, autoritetet Shëndetësore mund të manipulojnë dhe të favorizojnë kompani të caktuara të cilat importojnë ilaçe.

“Praktika e deritanishme ka treguar se ilaçet të cilat janë sjellë në Maqedoni nga vendet të cilat janë anëtare të BE-së janë me kualitet të mirë, bazuar në këtë propozojmë që certifikata nga analiza e kualitetit të ilaçit të kërkohet vetëm nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së”, tha Vesna Penova, Anëtare e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e OBRM-PDUKM-së.


Komisioni pranoi amendamentin e propozuar nga mazhoranca të cilët kërkuan që ndryshimet ligjore të precizohen në drejtimin e sigurimit të certifikatave. Propozim ligji së shpejti duhet të gjendet në seancë plenare që i njëjti të gjejë miratimin e deputetëve dhe më pas zbatimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori