LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: PSD e angazhuar ta ndryshojë situatën në Kosovë

Ymeri: PSD e angazhuar ta ndryshojë situatën në Kosovë

Nga konventa e Partisë Socialdemokrate, nënkryetari i kësaj partie të re, Visar Ymeri, tha se PSD është parti që i shërben shumicë.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë ne të cilët i përfaqësojmë vlerat e rinisë, barazisë dhe mirëqenies, sepse që sot do të nisë një etapë e re për politikën në Kosovë e cila do të fuqizojë e do ta avancojë këtë koncept politik e këtij bindje politike të cilat janë të domosdoshme për Kosovën. Ne jemi këtu për ta arritur edhe demokracinë edhe sovranitetin edhe zhvillimin, arsimin e shëndetësinë”, tha Ymeri, njofton Klan Kosova.

“Është detyrë e jona që t’i përmbushim të dy emrat e partisë (social-demokrate). Sepse social-demokracia është reformë e sistemit politik të korruptuar dhe është ekonomi e cila punon për të gjithë e jo vetëm për ata që kanë”.


Ymeri tha e PSD përkushtohet për një shoqëri demokratike, e ndanë bindjen e demokracinë dhe mendon që demokracia duhet të ruaj statusin e vet”.

“PSD angazhohet për barazim pushtetesh midis legjislativit, ekzekutivit por edhe gjyqësorit. PSD është e përkushtuar që ta ndryshojë situatën në Kosovë”, tha ndër të tjerash Ymeri.

“Angazhimi për punën dhe punëtorin janë ne qendër te angazhimit tonë. Liria individuale rrjedhë nga liria kolektive. Nuk mund të ketë individ autonom nëse nuk ka shoqëri autonome. Partia Socialdemokrate është parti qe i shërben shumicës, qe do të vihet në funksion për ata që kanë më së shumti nevojë”, tha ai.