LAJMI I FUNDIT:

Dogana kap 48 mijë copë cigare të kontrabanduara në tri rajone të ndryshme të Kosovës

Dogana kap 48 mijë copë cigare të kontrabanduara në tri rajone të ndryshme të Kosovës

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë konfiskuar në disa raste të ndara sasi të konsiderueshme të duhanit, më saktësisht 48 mijë copë cigare.

“Fillimisht gjatë kontrollës rutinore në aksin rrugor drejtimi Lipjan–Magurë është ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku pas kontrollit rezultojë me sasi të konsiderueshme të duhanit pa banderola të cilat ishin të kontrabanduara. Derisa në një aksion në qytetin e Pejës si dhe në atë të Istogut për zbulim të cigareve pa banderola janë gjetur cigare pa banderola RKS të cilat edhe janë konfiskuar. Kurse në një aksion në Prishtinë janë kapur sasi e konsiderueshme e
duhanit pa banderolla në disa lokacione”, thuhet në njoftimin e Doganës, përcjell Telegrafi.


Në total sasia e konfiskuar arrin ne 48 mijë copë cigare derisa ndaj personave janë duke u iniciuar procedurat kundërvajtësve.

Në fund, Dogana iu bën thirrje qytetareve që të lajmërojnë raste e duhanit pa banderola pasi përveç dëmit financiar që shkaktojnë në buxhetin shtetëror analizat kanë treguar që duhani pa banderola nuk është nga prodhues origjinal dhe është i falsifikuar derisa në përmbajtjen e tij jo gjithmonë ka duhan. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori