LAJMI I FUNDIT:

KOK-u: Qeveria e Serbisë ia doli të ndalë karateistët në kufi, por nuk do të mund ta shuajë ëndrrën e tyre olimpike

KOK-u: Qeveria e Serbisë ia doli të ndalë karateistët në kufi, por nuk do të mund ta shuajë ëndrrën e tyre olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka pritur me shqetësim të madh ndaljen në kufi të delegacionit të karatesë së Kosovës, të cilët udhëtonin për të marrë pjesë në Kampionatin evropian në Novi Sad.

Vendimi i Qeverisë së Serbisë për përzierjen në sport është në kundërshtim me Kartën Olimpike, me statutin e Federatës Botërore të Karatesë dhe me të drejtat e njeriut. Një vendim i tillë i ligë, i cili ndodhi sot në kufirin e Merdarës, nuk përkon me frymën sportive.

Karateistët tanë nuk janë nisur për në Novi Sad si turistë, por me ftesë të Federatës Evropiane të Karatesë, si organizatore e Kampionatit të 53-të Evropian për seniorë.


Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk lejohet të futet në Serbi, policia i kthen në Merdare
Lexo po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk lejohet të futet në Serbi, policia i kthen në Merdare

Sot u bënë përpjekje për shuarjen e ëndrrave të shumë karateistëve për rezultate në nivelin evropian, duke iu mohuar shanset për të fituar medalje në kampionatin evropian dhe pikë për kualifikim në Lojërat Evropiane Minsk 2019 dhe Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, prej javësh ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Federatën e Karatesë së Kosovës, Federatën Evropiane të Karatesë dhe Federatën Botërore të Karatesë.

Edhe pas vendimit të sotëm, KOK-u menjëherë ka njoftuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Haradinaj: Ndalimi i hyrjes së karateistëve të Kosovës në Serbi është i papranueshëm
Lexo po ashtu Haradinaj: Ndalimi i hyrjes së karateistëve të Kosovës në Serbi është i papranueshëm

Pritshmëritë e KOK-ut janë që Federata Evropiane e Karatesë, Komiteti Olimpik Evropian dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrin masa ndaj organizatorit.

Po ashtu do të gjejnë rrugë për kompenzim të dëmtimit që iu ka bërë karateistëve të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës i siguron karateistët dhe gjithë sportistët e Kosovës se në bashkëpunim me KON-in dhe federatat ndërkombëtare do të jetë i angazhuar për mosdiskriminim të sportistëve tanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

La Liga
Kalo në kategori