Nëse keni për qëllim ta keni një zemër të shëndetshme, atëherë keni parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta zvogëloni inflamacionin.
Shumica prej këtyre ushqimeve të mëposhtme përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj., transmeton Telegrafi.
Asparagusi
Asparagusi është një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, ndërkaq është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E. Asparagusi ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.
Avokado
Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sandviç, konsideroni t’i shtoni edhe disa rriska avokado. Studimet kanë treguar se konsumimi ditor i avokados rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për rreth 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).
Brokoli
Brokoli është perime tjetër e mbushur me vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerëzimit apo forcimit të arterieve.
Farat ‘chia’
Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.
Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak