Në muret e kalasë së qytetit të Gjirokastrës do të krijohet platforma e komunikimit “Edhe muret kanë veshë”, projekt i cili synon të sjellë në vëmendje disa nga frazat më të përzgjedhura të ish-të përndjekurve të sistemit komunist. Instalacioni do të qëndrojë i hapur për publikun vendas nga ora 20:00 deri në orët e para të mëngjesit dhe do të shtrihet në qytete të tjera të Shqipërisë.
Muret e kalasë gjatë orëve të natës do të mbushen me thënie të veçanta të personave të cilët kanë përjetuar vuajtje të tmerrshme gjatë regjimit komunist.
Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, bën të ditura detajet e shfaqjes së këtij instalacioni, duke theksuar se ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi krimet e së shkuarës.
I pyetur për shkëputjen e frazave apo thënieve të përdorura në këtë platformë komunikimi si dhe për krijimin e tyre, prefekti Aliaj shprehet se “instalacioni, i realizuar nga artistja Alketa Xhafa-Mripa, është një krijim shumëdimensional i kujtesës kolektive për ata që u dënuan, humbën lirinë apo jetën në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste”.
Frazat apo thëniet që përshkruajnë tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga krimet e komunizmit janë shkëputur nga dorëshkrime, dokumentime, apo arkiva personale të individëve të burgosur apo internuar dhe janë përzgjedhur nga dëshmitë gojore të të mbijetuarve. Me to Mripa ka krijuar një narrativë të zgjeruar, ku frazat lidhen me njëra-tjetrën, duke shfaqur aspekte të ndryshme të totalitarizmit. Shprehjet, dikur të ndaluara, do të projektohen në formate të mëdha, në të njëjtën datë (8 maj 2018) dhe në të njëjtën kohë (ora 20.00) në fasadat kryesore të qyteteve, deri në agimin e Ditës së Evropës, duke riafirmuar vlerat europiane, që ishin dhe vizioni i rrënimtarëve.
Instalacioni “Edhe muret kane veshë”, është një projekt i financuar nga Zyra e PNUD-it, Ambasada italiane si dhe me ndihmën e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në të njëjtën kohë, ky instalacion shfaqet edhe në pesë qytete të tjera, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Berat dhe Tepelenë. Aktiviteti është organizuar në kuadër të ditës së Europës.
Programi ambicioz “Përkujtojmë, për të shëruar dhe parandaluar” përmbledh dy ndërhyrje kryesore: konceptualizimin, historinë dhe praktikat e punës së detyruar gjatë regjimit komunist përmes një qasjeje historiko-juridike ndaj institucionalizimit të punës së detyruar. Kjo do të kontribuojë në konceptimin e vendeve të kujtesës si Kampi i Tepelenës dhe fushatën e komunikimit “Edhe muret kanë veshë”, zbatuar nga Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë. Fushata është shtrirë në mbarë vendin, duke mbledhur dëshmi të të mbijetuarve të dënuar gjatë periudhës komuniste dhe dëshmi të solidaritetit që qytetarët e Tepelenës treguan ndaj viktimave. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje