Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për forca antiperëndimore në Evropën juglindore. Thaçi shpreson në mbështetje më të madhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, shkruan handelsblatt.de, që ka zhvilluar një intervistë me të.
Thaçi fillimisht ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës dhe pret shumë nga samiti i Sofjes.
“Ne i jemi falënderues Gjermanisë për mbështetjen e rrugës tonë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kancelarja Angela Merkel luajti rol qendror në marrëveshjen e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai duke shtuar se zgjerimi i BE-së është për të shmangur ndikimet e rrezikshme ideologjike dhe të forcave tjera anti-evropiane dhe anti-perëndimore mbi Ballkanin Perëndimor, transmeton albinfo.ch. “Në samitin e Sofjes presim respekt dhe trajtim të barabartë si të gjitha shteteve tjera të rajonit”.
Presidenti Thaçi theksoi se është Rusia ajo që ndikon te Serbia për të mos u arritur marrëveshjet mes të dyja vendeve, ndërsa BE asnjëherë nuk duhet të tolerojë një “vrimë të zezë” mbi Ballkan.
Në pyetjen e gazetarit gjerman se çfarë mendon për ndikimin turk mbi Ballkanin, ai tha se “në krahasim nga Rusia, ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor është shumë i vogël”.
“Me Turqinë ne kemi raporte në rrafshin shtetëror, megjithatë vendimet i marrim me diskutime nga BE dhe SHBA. Por natyrisht ne duam të mbajmë partneritetin me Turqinë në bazë të interesave të përbashkëta. Por kurrë nuk do tolerojmë që Turqia të shtojë ndikimin mbi vendin tonë. Ne nuk tolerojmë përzierje në interesat tona të brendshme”.
Në lidhje me liberalizimin e vizave ai shpreson që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza në gjithë hapësirën e zonës Schengen, pasi nga Kosova “janë përmbushur gjithë kriteret”.
Në lidhje me çështjet e brendshme Thaçi shtoi se ekonomia e Kosovës është në rritje prej 4 për qind dhe shpreson rimëkëmbjen e turizmin dimëror, ndërsa gjithashtu tha se qeveria është stabile.
Në pyetjen e fundit se ku e shikojmë Kosovën pas dhjetë vitesh, Thaçi tha se “Kosova atëherë do jetë anëtare e NATO. Pse jo edhe anëtare e BE dhe OKB? Do bëjmë gjithçka për të arritur këtë qëllim madhor”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti