LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta të naftës shënojnë rekord që prej vitit 2014

Çmimet e larta të naftës shënojnë rekord që prej vitit 2014

Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta që prej nëntorit të vitit 2014, përderisa invesitorët janë në pritje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se a do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Trump pritet që më vonë gjatë ditës të bëjë publik vendimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore, që është arritur më 2015 në mes të fuqive botërore dhe Iranit.

Frika se SHBA mund të rivendosë sanksione ndaj Iranit, kanë bërë që çmimi bruto për një fuçi naftë të papërpunuar të jetë mbi 70 dollarë në tregun e Nju Jorkut, që është çmimi më i lartë që prej vitit 2014.


Ndërkaq në Londër, çmimi për një fuçi naftë ka arritur deri në 76.17 dollarë.

“Çmimi i naftës është rritur pas shqetësimeve se Trump mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që do të çonte në përkeqësimin e mëtejmë të situatës në Lindjen e Mesme. Po ashtu do të ndikonte në furnizmin me naftë nga prodhuesit iranian”, tha Greg McKenna, hulumtues i tregut në AxiTrader. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori