LAJMI I FUNDIT:

San Francisko, pamjet e reja tregojnë se si në momentet e fundit u parandalua aksidenti më i rëndë ajror (Video)

San Francisko, pamjet e reja tregojnë se si në momentet e fundit u parandalua aksidenti më i rëndë ajror (Video)

Aeroplani “Airbus A320” i aviokompanisë “Air Canada” për shkak të një gabimi për pak sa nuk kishte aterruar në pistën e aeroportit të San Franciskos në Kaliforni, kurse tani është publikuar videoja ku shihet se për pak sa nuk është shkaktuar aksidenti më i tmerrshëm.

Siç raporton CNN, aeroplani për pak sa nuk është përplasur me aeroplanët tjerë që po prisnin në pistë, kurse aksidenti është parandaluar në sekondat e fundit kur kontrollorët e kullës i kërkuan pilotit që të mos aterrojë, transmeton Telegrafi.

Videoja në të cilin shihet momenti rrëqethës është publikuar nga Komisioni për Siguri të Trafikut Ajror. Hetimet e këtij incidenti janë duke vazhduar, kurse disa ekspertë pretendojnë se do të ishte një prej katastrofave më të mëdha në histori.


“Airbus A320” është dashur të aterrojë në pistën 28L, megjithatë ai gabimisht kishte tentuar të zbres në pistën C, në të cilën në ato momente gjendeshin katër aeroplanë tjerë që prisnin lejen për t’u ngritur në ajër.

Komisioni për Siguri të Trafikut Ajror, ka njoftuar se aeroplani i aviokompanisë “Air Canada” kishte fluturuar mbi aeroplanin “Boeing 787” të aviokompanisë “United Airlines”, derisa piloti i aeroplanit të “Air Canada” pa e ditur se çfarë po ndodhte, në një moment ka fluturuar vetëm 18 metra mbi tokë, duke rrezikuar të përfundonte mbi aeroplanët e ndalur.

Duke parë se diçka nuk është në rregull, aeroplani që ishte në pistë “Airbus A340” i aviokompanisë së Filipipneve, kishte ndezur dritat për të pasur dukshmërinë më të mirë.

Në dokumentet e hetimeve të realizuara thuhet se piloti i aeroplanit të “Air Canada”, kishte njoftuar Këshillin për Siguri të Trafikut Ajror se pas marrjes së lejes për aterrim, kishte parë disa drita në pistë që kishin krijuar konfuzion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori