Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të gjerë prej 60 anëtarësh nga institucione të ndryshme nga shteti federal amerikan i Iowa-s.
Ai këtë rast tha se Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowa dhe beson që ardhja e tyre dëshmon se ky bashkëpunim po bëhet edhe më shumë serioz.
“Kosova është shtëpia juaj e dytë dhe kështu ju konsiderojmë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që keni treguar për ne, për shoqërinë tonë. Ardhja juaj këtu sot, dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi me ju po fiton një dimension tjetër, në ekonomi, siguri, kulturë”, kështu tha kryeministri Haradinaj, në fillim të takimit me delegacionin 60 anëtarësh, përfaqësues të shtetit të Iowa-s, institucioneve arsimore dhe ekonomike nga ky vend.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira me shtetin e Iowa-s, tha se Kosova mburret dhe ka nderin që të ketë këtë partneritet me shtetin tuaj, dhe në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësi kjo e cila ka lindur në ditët më të vështira.
Për gati një dekadë Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë demonstruar një partneritet korrekt bashkëpunimi në shumë fusha me interes për Kosovën, veçmas në atë arsimor.
“Tani me ardhjen tuaj në Kosovë, ky bashkëpunim do të intensifikohet, për të sjellë rezultate konkrete. Kosova është e hapur për investimet dhe ndihmën amerikane”, tha kryeministri Haradinaj.
Delegacioni në fjalë po qëndron për vizitë në Kosovë, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor.
Kryeministri Haradinaj konfirmoi mbështetjen e tij për projektet që promovojnë cilësinë në arsim, profilizimin e fushave të studimit dhe për projekte që hapin vende të reja të punës dhe nxisin zhvillim ekonomik të vendit.
“Kosova ka nevojë për shkolla profesionale, të orientuara varësisht nga nevojat e tregut të punës. Kosova ka nevojë për modelin amerikan të shkollimit, të punës dhe zhvillimit ekonomik. Ne jemi të përqendruar drejt rrugës tonë euro-atlantike dhe për këtë po punojmë çdo ditë”, tha Haradinaj.
Kim Heidemann, drejtoresh ekzekutive në emër të shtetit simotër të Iowa-s dhe delegacionit, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë zhvilluar vazhdimisht, dhe se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim në sektor të ndryshëm.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu për siguri i Kosovës në shtetin e Iowa-s, Xhavit Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Memli Krasniqi tregon top prioritetet e Bedri Hamzës si kryeminsitër
OBRM-DPUKM: Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjykata që të shqiptojnë dënim maksimal për shoferin i cili i mori jetën 22-vjeçares
Perinski: Mbështes iniciativën e LSDM-së dhe “Të Majtës” për problemin me ajrin e ndotur
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale