Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus. Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram:
Paralajmërimin për Facebook-un e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.
Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.
Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuqishme të privatësisë, Telegram është përdorur nga grupet ekstremiste – arsyeja e cituar nga autoritetet ruse për të kërkuar që krijuesi i aplikacionit, Pavel Durov, t’ia dorëzojë fjalëkalimet zyrtarëve rusë të sigurisë.
Por Durov e ka refuzuar këtë, duke thënë se aplikacioni Telegram do ta ruajë lirinë dhe privatësinë e klientëve.
“Kërcënimet për të bllokuar Telegramin, nëse nuk jep të dhënat private të përdoruesve, nuk do të japin fruta. Telegram ka për të vazhduar të mbrojë lirinë dhe privatësinë”, tha Durov.
Roskom-nadzor i është përgjigjur Pavel Durovit, duke bllokuar adresat me të dhëna, në pronësinë e kompanive Google dhe Amazon, pasi ato mësuan se Telegram ka përdorur shërbimet e tyre të ruajtjes së të dhënave, për të mos lejuar ndalimin e tyre. Disa thonë se një veprim i tillë nuk është produktiv.
“Rusët janë duke dëmtuar veten me këtë veprim, pasi ata kanë zbuluar një produkt të avancuar nga ana teknologjike, por janë duke bllokuar përdorimin e këtij produkti në mbarë botën. Kjo tregon se Putin ka një kapacitet të madh brenda vendit për rinovimin dhe zhvillimin e produkteve interesante, por në fakt ai është duke e vrarë nismën e lirë, për arsye politike”, thotë analisti Robert Orttung, përcjell VOA.
Avokatët e Telegram kanë në plan ta apelojnë vendimin e gjykatës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ata thonë se nuk mund të veprojnë në përshtatje me kërkesën e rregullatorit të mediave, sepse fjalëkalimet ruhen në telefonat e përdoruesve dhe se kompania nuk ka akses te ato.
“Fjalëkalimet sekrete ruhen tek pajisjet e përdoruesve – administratori nuk ka qasje tek to. Përveç kësaj, ato rinovohen vazhdimisht. Nuk ka ndonjë kyç kryesor që të mund të deshifrojë bisedat. Ky është një mjet që ka Rusia dhe që me sa duket mund ta përdorë për arritjen e synimeve të veta. Por është e qartë, se kapacitetet e këtyre shërbimeve janë shumë më të mëdha se kapaciteti i qeverisë ruse për bllokimin e tyre”, tha në një njoftim Telegram.
Themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, ka bërë thirrje për “rezistencë dixhitale”, duke thënë se është i përgatitur t’i paguajë administratorët e rrjetit me mjetin e shkëmbimit bitcoin, për të kapërcyer ndalimin nga qeveria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A