LAJMI I FUNDIT:

Kafjalli më i mirë se kurrë më parë: tri truke për shkak të të cilave do të jeni të ngopur për orë të tëra

Kafjalli më i mirë se kurrë më parë: tri truke për shkak të të cilave do të jeni të ngopur për orë të tëra

Gatesa nga tërshëra është e pasur me fibra të cilat nxisin metabolizmin, ulin sheqerin në gjak dhe forcojnë imunitetin, andaj rekomandohet si ide e shkëlqyeshme për kafjall.

Ne po ju zbulojmë tri truke që gatesa juaj nga tërshërat jetë më e shijshme dhe t’ju mbajë të ngopur orë të tëra, transmeton Telegrafi.

Gatesa nga tërshëra me shtesë qumështi


Kjo gatesë është kafjall i shkëlqyeshëm i cili trupin e mban të ngopur deri në drekë, por vetëm nëse e zieni me ndonjë burim proteinash siç është qumështi, jo me ujë.

Në vend të qumështit të lopës mund të përdorni qumësht soje. Gjithsesi, në dispozicion keni edhe qumësht bademi apo atë nga lajthitë, por ajo ka më pak albumine, prandaj në gatesë gjithsesi shtoni edhe diçka nga frutat arrore.

Gatesa nga tërshëra me teksturë kremi

Nëse dëshironi që kjo gatesë të ketë teksturë kremi, tërshërën qiteni në tenxhere vetëm atëherë kur lëngu të vlojë.

Nga ana tjetër, nëse e dëshironi gatesën që t’ju kërcëllojë në dhëmbë, qiteni në ujë të ftohtë vetëm atëherë kur ta vini në shporet. Sa më shumë që ta përzieni, do të lirojë sasi më të madhe qulli dhe do t’i japë gatesës teksturë kremi.

Mos harroni kripën

Qitni kripën në fillim të zierjes, në mënyrë që të bëni gatesë të tostuar dhe të ketë shije të frutave arrore. Në gatesën e përfunduar mund dështoni copëza bananeje, molle, dardhe… /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Kuzhina e huaj
Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Nga duart tua
Salmon me oriz

Salmon me oriz

Pjata kryesore
Byrek me kos dhe vezë

Byrek me kos dhe vezë

Kuzhina
Marinadë pikante

Marinadë pikante

Oreksndjellëse
Kofshë pule me presh

Kofshë pule me presh

Pjata kryesore
Kalo në kategori